A është Bora xheloze ndaj Donaldit?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.03.2025, 13:03

Bora Zemani ka dhënë një intervistë për ‘Top Albania Radio’ ku ka folur për marrëdhënien e saj me aktorin Donald Veshaj.

Ajo ka theksuar se nuk është xheloze, por thjesht është shumë e rregullt dhe e kujdesshme në lidhjen e saj. Sipas Borës, është e rëndësishme që në një marrëdhënie të dy palët të japin dhe marrin në mënyrë të barabartë.

Ajo ka shtuar se xhelozia nuk ka vend në lidhjen e saj, pasi besimi dhe respekti janë baza kryesore e marrëdhënies. Në këtë intervistë, Bora gjithashtu ka përmendur se Donaldi është një person shumë kokëfortë, duke aluduar për karakterin e tij të fortë, por që ndikon në mënyrën e veprimit në marrëdhënien e tyre.

“Nuk jam xheloze, jam shumë e rregullt në marredhënie, japim dhe marrim sa duhet. Nuk është xhelozi. Donaldi eshtë shumë kokëforte”- tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit