Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2025, 11:29

Procesi zgjedhor i 9 shkurtit, sonte u komentua edhe nga analisti politik Dardan Sejdiu. Sejdiu i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik.Ai theksoi se LVV-në e sheh më ndryshe.

“Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar politikë publike në më mënyrë intensive, ka pasur tekst, ka pasur mendim për çdo çështje, e ka pasur të elaboruar mire. Këto gjashtë vite VV-ja është shndërruar në një organizatë komplet tjetër”.

Sipas tij, Vetëvendosje, ka ndjellur urrejtje dhe ndasi në shoqëri.

Dardan Sejdiu, shtoi se e sheh Glauk Konjufcën si lider të ardhshëm të LVV-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit