NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2025, 09:01

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb, dhe telefon.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”,ka njoftuar policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit