Rrok Gjoka po bën kërdinë në Zall Dajt! Banorët kërkojnë mbylljen e fabrikës së asfaltit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2025, 09:08

Banorët e Zall Dajtit kanë protestuar ditën e djeshme për fabrikën e prodhimit të asfaltit që firma "Gjoka Konstruksion" ka ndërtuar në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Dajtit.

Banorët thonë se gazrat dhe tymrat që emetohen nga fabrika po shkaktojnë ndotje të ajrit dhe po dëmtojnë shëndetin e tyre. Ata kërkuan pezullimin e punimeve dhe mbylljen e impiantit, duke theksuar se kjo situatë po përkeqëson cilësinë e jetës së tyre.

Gjatë protestës, pati përplasje mes banorëve dhe specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit, të cilët kishin shkuar për të dëgjuar kërkesat e protestuesve dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Sipas banorëve, ndërtimi i impiantit ka bllokuar gjithashtu një rrugë të rëndësishme, duke izoluar një pjesë të fshatit.

Banorët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalin protestat derisa fabrika të mbyllet, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe mjedisin.

Fabrika është ngritur brenda një zone të mbrojtur dhe ka shkaktuar pasojë të mëdha mjedisore, duke përfshirë ndotje ajri, devijim të lumit dhe dëmtim të tokave bujqësore. Po ashtu, është privatizuar një rrugë publike, duke izoluar banorët dhe penguar lëvizjen e tyre.

JOQ ALBANIA ka denoncuar në mënyrë të vazhduehsme këtë masakër mjedisore që Rrok Gjoka bën në Parkun Kombëtar të Dajtit, por duke qenë se është oligarku i preferuar i Ramës, që merr miliarda lekë për tendera dhe s'bën asnjë punë, është lënë i lirë të vazhdojë masakrën që ka nisur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit