Një qytetare nga Kavaja ka dërguar një mesazh falënderimi për një djalë të panjohur, i cili ndërhyri dhe shpëtoi atë dhe djalin e saj nga një situatë e frikshme.
Sipas saj, ajo po lëvizte me biçikletë së bashku me djalin e vogël, kur një qen endacak i sulmoi papritur. E terrorizuar nga frika se mos kafsha sulmonte djalin, ajo ndaloi, por qeni nuk largohej. Fatmirësisht, një djalë që po kalonte me makinë ndaloi menjëherë, doli dhe e largoi qenin, duke parandaluar një incident të rrezikshëm.
Ajo rrëfen se nga tronditja dhe paniku nuk arriti as ta falënderonte të riun që i shpëtoi në atë moment kritik, ndërkohë që shumë të tjerë që ndodheshin aty pranë as nuk u afruan për të ndihmuar.
“Ti për ne ishe hero sot! Zoti ta shpërbleftë me të mira në këtë jetë! Më ka mbetur peng që nuk arrita të të falënderoj në moment, por po e bëj tani publikisht. Faleminderit nga zemra!” – shprehet ajo në mesazhin e saj për JOQ Albania.
Mesazhi i plotë:
Ky rast është një shembull i shkëlqyer i humanizmit dhe guximit, duke treguar se edhe një gjest i vetëm mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt. Respekt për djalin që nuk qëndroi indiferent dhe tregoi zemër të madhe!