Vuan nga tumori në tru dhe epilepsia, vogëlushja 9-vjeçare ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2025, 23:26

Një familje shqiptare nga Tetova po përballet me një situatë të rëndë.

Vajza e tyre 9-vjeçare është diagnostikuar me tumor në tru dhe epilepsi cerebrale, duke pasur nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

Familja, e cila numëron gjashtë anëtarë, po kërkon ndihmë financiare për të siguruar mjekimin e duhur për vogëlushen e tyre.

Mjekët në Maqedoninë e Veriut u kanë thënë se operacioni mund të kryhet vetëm në spitalin Haxhi Badem Sistina ose në Turqi, por kostoja është shumë e lartë dhe familja mezi arrin të sigurojë të ardhurat për jetesën e përditshme.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshiron të ndihmojë, mund të kontribuojë përmes llogarisë bankare të mëposhtme:

📌 TË DHËNAT BANKARE:

  • Emër & Mbiemër: Munever Rushiti
  • Adresa: 101 BB Pirok
  • IBAN Code: MK07500080014178804
  • Banka: Stopanska Banka a.d. Bitola
  • Adresa e Bankës: Dobrivoje Radosavljevikj 21
  • Shteti: Maqedonia e Veriut
  • SWIFT: STBBMK22
  • Numri i kontaktit me familjen:0038970858006

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e kësaj vogëlusheje!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit