E furnizoi makinën me karburant në Prizren por ju fik, kuksiani: Ç’lloj nafte është kjo?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2025, 22:36

Një qytetar nga Kukësi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast shqetësues lidhur me cilësinë e naftës në një karburant në Prizren.

Sipas tij, ai është furnizuar për dy vite me radhë në këtë pikë karburanti, por sot ka hasur një problem serioz me makinën e tij, e cila i është fikur papritur.

Pasi e çoi mjetin në servis, mekaniku hapi serbatorin dhe ajo që pa e la të habitur. Qytetari ka dërguar edhe një video, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar përbërjen e lëndës brenda serbatorit.

Ai shprehet se pyeti tre motoristë me eksperiencë, por as ata nuk arritën ta shpjegonin, duke e cilësuar si "naftë të keqe".

Denoncimi i plotë:

"Përshëndetje JOQ Albania! Prej 2 vitesh furnizohem me naftë në një karburant në Prizren. Sot pata një problem me makinën, pasi më fiket dhe usta hapi serbatorin. Shikoni çfarë nafte kishte brenda! Nuk arrij ta kuptoj çfarë është, por mbeta pa fjalë kur e pashë. Pyeta 3 motoristë të vjetër dhe nuk dinin ta shpjegonin, vetëm thanë se është naftë e keqe."

A ka ndonjë specialist që mund të japë një opinion mbi këtë lëndë brenda serbatorit? Çfarë mund të jetë dhe sa e rrezikshme mund të jetë për motorët e mjeteve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit