Një qytetare shkroi në redaksinë tonë dhe ndau me ne realitetin e hidhur të shoqërisë shqiptare.
Sot, rreth orës 5 pasdite, një fëmijë i shtrirë përtokë, pa ndjenja, ishte viktimë e një aksidenti me biçikletë. Më shumë se 10 makina kaluan përpara tij, por asnjë nuk ndaloi për ta kontrolluar, duke pasqyruar indiferencën dhe realitetin e hidhur, ku shumë njerëz kthejnë kokën nga ana tjetër pa menduar se mund të jenë nesër në të njëjtën situatë.
"Më falni, por dua të shpreh një shqetësim gjithëpërfshirës për shoqërinë tonë shqiptare. Sot, rreth orës 5 pasdite, gjeta një fëmijë pa ndjenja përtokë dhe aty kaluan më shumë se 10 makina, por asnjëra nuk ndaloi për të shikuar fëmijën që ishte përplasur me biçikletë me murin. Bëhuni njerëzorë, o e dashura shoqëria jonë, mëshironi dhe duajeni njëri-tjetrin, mos u bëni më keq se kafshët. Dikush që e njihte më orientoi te familjarët dhe bashkë me ta e shoqërova për në spital. Tani gjendja është e stabilizuar, por ende nuk është i vetëdijshëm. Tashmë fëmija është mirë, por indiferenca e shoqërisë sonë lë shumë për të dëshiruar në këtë rast", shkruan qytetarja.
Ky incident duhet të na shërbejë si një thirrje për të ndryshuar. Indiferenca që pamë është një pasqyrë e një shoqërie që ka nevojë për më shumë solidaritet dhe empati. Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe më të shëndetshme, duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin.