Aksident i çuditshëm në Tiranë, Toyota i fut Benzit rrotën në xham

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.03.2025, 18:59

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Rruga Ura në Tiranë, ku një automjet tip Toyota ka përfunduar pjesërisht mbi një Benz, duke shkaktuar një skenë të pazakontë në mes të rrugës.

Në pamjet e siguruara nga qytetarët, shihet se Toyota ka përfunduar në një pozicion të çuditshëm, me njërën rrotë të ngritur mbi xhamin e makinës tjetër. Sipas dëshmitarëve, ende nuk ka ndërhyrë policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa qytetarët e pranishëm shprehën shqetësimin për sigurinë në trafik.

Një qytetar ka dërguar këtë mesazh në redaksinë e JOQ Albania:
"Përshëndetje JOQ, shiko çfarë behet tek Rruga Ura, Tiranë. Asnjë polic s'vjen, tu i sqaru. Janë t'u u vra robt. Toyota rraketë, qe t'u marrë njerëzit në qafë"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit