Gjeneralët e Bosnjës paralajmërojnë NATO-n: “Rusia po ndërhyn në Ballkan”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.03.2025, 18:46

Gjeneralët e Bosnjës dhe Hercegovinës i kanë dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke e paralajmëruar për ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Në këtë letër, ushtarakët e lartë boshnjakë akuzojnë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe liderin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, se po veprojnë si përfaqësues të interesave ruse në rajon. Ata theksojnë se veprimet e tyre janë në linjë me strategjinë e Moskës për destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke krijuar rrezikun e një konflikti të ri në Ballkan, që mund të jetë edhe më i ashpër se lufta në Ukrainë.

Gjeneralët i bëjnë thirrje Sekretarit të NATO-s të mos përsërisë gabimet e BE-së dhe OKB-së nga vitet ‘90, kur nënvlerësimi i politikave të Slobodan Milosheviçit çoi në shpërthimin e luftërave në rajon.

Kjo letër vjen pak para vizitës së parë të Rutte në Ballkan si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai do të vizitojë Bosnjën më 10 mars dhe Kosovën më 11 mars, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Vizita e tij konsiderohet si një dëshmi e mbështetjes së NATO-s për Ballkanin Perëndimor. Më parë, Rutte ka theksuar se siguria e rajonit mbetet një nga prioritetet kryesore të aleancës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit