Ku i ka “fishekët” Ardi? Kompania KAYO ende pa prodhuar asnjë armë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.03.2025, 17:26

Ardi Veliu nuk ka tregtuar qoftë edhe një fishek të vetëm që nga momenti që u vendos në krye të kompanisë KAYO, e cila është regjistruar vitin e kaluar për prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe municioneve.

Edhe pse kompania është themeluar dhe ka kapital fillestar 150 milionë lekë, procesi i zhvillimit ka ngecur, dhe industria shqiptare e armëve mbetet pas vendeve si Serbia.

“Kapitali fillestar i shoqërisë është 150 mln lekë dhe ka si objekt “veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake”.

Në një kohë kur eksportet serbe të armëve kanë arritur në nivele të larta, duke e rritur ekonominë serbe për shembull, Shqipëria përpiqet të “sjellë në jetë” disa fabrika që janë mbyllur që nga vitet '90.

Për të bërë këtë, qeveria jonë ka shpallur me krenari krijimin e një shoqërie publike për prodhimin e armëve dhe municioneve. Duket se me këto ritme dhe me Ardin në krye nuk kemi gjë në terezi. Sa të ardhura ka fituar shteti nga krijimi i këtij aktiviteti? Sa persona janë punësuar? Asgjë nuk dihet, vetëm fasadë dhe burokraci.

Në Serbi, kjo industri mbështetet nga 200 kompani dhe punëson mijëra njerëz, të cilët fitojnë paga mesatare që janë disa herë më të larta se ato në Shqipëri. Ata janë duke eksportuar armë dhe municione në të katër anët e globit, përfshirë Ukrainën dhe Afrikën. Ndërsa, në Shqipëri, presim të zgjohet Enveri e të na vë në punë fabrikat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit