Hajrullahi me padi penale kundër kryeprokurorit Kocevski dhe disa prokurorëve të tjerë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2025, 16:37

Kryetari i pezulluar i Prokurorisë Publike të Shkupit, Mustafa Hajrullahi ka ngritur padi penale kundër kryeprokurorit Lupço Kocevski.

Hajrullahu poashtu ka ngritur padi penlae kundër prokurores së Prokurorisë së Shtipit, Tatjana Kacarova, si dhe kundër Risto Bojaxhiskit, prokuror në Prokurorinë e Lartë Publike të Shtipit. Ermon Nezirin, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Sipas Hajrullahit prokurorët kanë kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ndërkohë në reagimin e Prokurorisë theksohet se nuk kanë marrë padi të tillë.

Ndaj Hajrullahit është duke u zhvilluar procedurë disiplinore për shkak të gabimit profesional, ndërsa ndaj tij ka edhe padi për mobing. Për shkak të këtyre veprimeve, Hajrullahi është suspenduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit