Prokuroria Publike: Nga Hajrullahi deri më sot nuk është pranuar asnjë padi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2025, 16:38

Prokuroria Publike (PTHP) njoftoi se ende nuk ka pranuar padi nga Mustafa Hajrullahu kundër Ljupço Kocevski – prokuror publik i Maqedonisë, Tatjana Kacarova – prokurore publike në Prokurorinë publike Shtip, Risto Bojadzhiski – anëtar i Prokurorisë Publike të Shitpit dhe Ermon Neziri anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publikë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

“Nëse pranohet, do t’i caktohet prokurorit publik kompetent. Prokuroria Themelore Publike Shtip njofton opinionin se ndaj të dyshuarit procedura është duke u zhvilluar plotësisht konform ligjit dhe hetimi është në fazën përfundimtare.

Prokurori publik kompetent nuk i nënshtrohet presionit dhe i ka dërguar thirrje të dyshuarit që të deklarohet në mbrojtje të tij, por fletëthirrja është kthyer me shënim se është larguar nga adresa e shënuar për personin në prokurë dhe në sistemin e MPB-së”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit