Reagon djali i Sali Çekajt: Vetëvendosje dikur më kërkonte të isha kandidat për deputet, e sot po ma baltos emrin tim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2025, 16:24

Djali i Salih Çekajt, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Hysen Çekaj, ka reaguar pas kritikave të shumta që mori nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me votat nga diaspora.

Çekaj ndër të tjera në postimin që bëri la të nënkuptohej se Vetëvendosje e kishte ftuar të bëhej kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.

Hysen Çekaj tha se “Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë dhe mbi të gjitha dinjitet”.

Ky reagim i tij erdhi pasi shumë zyrtarë të Vetëvendosjes kanë deklaruar se ky i fundit ka “mashtruar” sa i përket votave nga diaspora.

Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra ata që dikur bënin fushatë duke përdorur emrin e babait tim, ata që kërkonin mbështetje brenda familjes tonë për të fituar votat e mërgatës, ata që e quanin Shtutgardin kryeqytet të mërgatës shqiptare, prej ku nisën Sali Çekaj me trima në luftë për Kosovën, ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare. Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet! Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit