Partitë shqiptare ‘fërkojnë duart’ me mbi 200 000 emigrantë të regjistruar për ‘votën e diasporës’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 05.03.2025, 16:05

KQZ njoftoi sot se ka miratuar të drejtën e votës për mbi 233 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Evropë, SHBA e vende të tjera.

Të regjistruarit, shumica të rinj, shpresojnë të japin kontributin e tyre për drejtimin që vendi i lindjes do të marrë, edhe pse pa asnjë siguri se ku do të shkojë në të vërtetë vota e tyre, ose se si do të shfrytëzohet mbështetja për sistemin aktual që rezulton i korruptuar thellë.

KQZ ka ndërmarrë masa të dëshpëruara për të tërhequr shqiptarët në lojën e tyre, siç ishte pranimi i dokumenteve të skaduara ose mbulimi i shpenzimeve të dërgimit të fletës së votës, praktika që mund të kthehen në shembje të sigurisë së votës dhe hapje e rrugës për manipulimin e saj.

Nëse vota do të jetë transparente, shifrat e të regjistruarve, dëshmojnë se vota e emigrantëve mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm, veçanërisht në qarqet, ku mandati është ndarë shpesh me një diferencë të ngushtë votash.

Tirana ka regjistruar numrin më të madh të kërkesave të miratuara, me gjithsej 49,678 zgjedhës, si pas KQZ, gjithashtu qarku që ka më shumë mandate të fituara me një total prej 37 deputetë.

Pas Tiranës, Fieri renditet i dyti për sa i përket numrit të votuesve nga jashtë, ndërsa më pas vijnë qarqet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Vlorës, Shkodrës, Beratit, Lezhës, Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit.

Italia, Greqia e më pas Gjermania kryesojnë listën e të regjistruarve, të ndjekur më pas nga SHBA.

Në total pjesëmarrja në zgjedhje vjen nga emigrantët shqiptarë në rreth 100 shtete, shtojnë zyrtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit