48-vjeçarja nga Vlora mashtroi emigrantin për t’i bërë dokumentet greke, e pëson keq

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.03.2025, 15:47

Një grua 48-vjeçare është hetuar nga Policia e Vlorës, pas dyshimeve se ka mashtruar një shtetas shqiptar, emigrant në Greqi, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash me premtimin se do t’i siguronin dokumente greke. Hetimet nisën pas publikimit të rastit në një emision investigativ. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa karta anëtarësie në organizata joqeveritare greke, për të cilat po vazhdojnë hetimet për të verifikuar vërtetësinë dhe qëllimin e posedimit të tyre.

Shtetases 48-vjeçare iu ngrit procedimi penal për veprën penale të “Mashtrimi”. Po ashtu, autoritetet janë duke hetuar mundësinë e rasteve të tjera mashtrimi që mund të jenë përfshirë nga kjo grua. Pas denoncimit të rastit nga shtetasi A.L., emigrant në Greqi, që kishte dhënë një shumë të konsiderueshme parash, hetuesit për Krimet Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, morën masat e duhura për të marrë përgjegjësinë penale të gruas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit