Nxënësi 13-vjeçar kundër LGBT, refuzoi të ngjisë shkallët e ylberta, ndëshkohet nga shkolla!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.03.2025, 15:37

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një shkollë në Verona, ku një nxënës 13-vjeçar ka refuzuar të ngjisë shkallën me ngjyrat e ylberit, të pikturuar për Ditën Kundër Homofobisë. Ky akt, i cili ka ngjallur shumë reagime, ka çuar në një sanksion disiplinor për djalin, i cili është akuzuar për sjellje të papërshtatshme dhe të rrezikshme. Nxënësi kishte tentuar të përdorte shkallën e emergjencave por shkolla ka dënuar veprimin e tij si të papërshtatshëm.

Familja e djalit ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur veprimin e shkollës si një shkelje të të drejtave të tij për lirinë e mendimit. Ata kanë theksuar se i është mohuar e drejta për të shprehur mendimin e tij në lidhje me komunitetin LGBT dhe kanë argumentuar se një qëndrim i tillë nuk duhet të penalizohet. Babai i djalit ka thënë se detyrimi për të përdorur një shkallë, e cila përfaqësonte një simbol ideologjik, është një akt dhune, dhe nuk është demokratik të imponosh një ideologji tek fëmijët.

Ky rast ka shkaktuar debate të nxehta në shoqërinë italiane. Politikanët kanë shprehur pikëpamje të ndryshme, ku disa kanw kritikuar shkollën për "ndëshkimin ideologjik", ndërsa tw tjerw kanw mbrojtur menaxhimin e institucionit, duke theksuar angazhimin e tij për respektin dhe bashkëjetesën. Këshilltari për të Drejtat e Njeriut, Jacopo Buffolo, ka theksuar se shkolla duhet të edukojë për të respektuar, jo për të urryer, dhe se ky incident duhet të shfrytëzohet për të hapur një dialog konstruktiv, jo për të krijuar një polemikë të mëtejshme.

Drejtori i shkollës ka mbrojtur veprimin e tij, duke theksuar se instituti ka një traditë të fortë në edukimin për respektin dhe përfshirjen. Ai ka theksuar se veprimet e djalit ishin të rrezikshme dhe se shkolla është e angazhuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe respektues për të gjithë nxënësit. Megjithatë, ai ka bërë thirrje për kuptimin e prindërve të djalit dhe ka sqaruar se mospajtimi nuk mund të shprehet nëpërmjet veprimeve të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit