Sot, kryeqyteti u përball me një situatë kaotike pasi semaforët në disa nga rrugët kryesore të Tiranës u fikën papritur, duke shkaktuar trafik të rënduar. Ngjarja ndodhi në orët e paradites, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, të cilët u detyruan të kalojnë rrugët me më tepër kujdes.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij defekti, nëse është pasojë e një problemi teknik në sistemin elektrik ose një ndërprerje e energjisë.
Ndërkohë, qytetarët vuajnë pasojat e kësaj që ndodhi si dhe mungesën e një plani të mirëpërcaktuar për raste të tilla.