Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi punëtorin e një lavazhi në Tiranë, i cili u kap duke vjedhur xhiron e biznesit ku punonte.
Pronari i lavazhit denoncoi këtë vjedhje edhe në polici pasi kjo nuk ishte hera e parë që ai bënte veprime të tilla.
Pak ditë më vonë, pronari e ka gjetur punëtorin hajdut, e ka dhunuar pak lehtë, siç thotë vetë, dhe më pas ia ka dorëzuar policisë.
Në polici ai ka rënë dakord të kthejë shumën e marrë dhe është lënë i lirë ma afat kthimin e parave ditën e djeshme, datë 4 mars.
Por as dje, punëtori hajdut nuk i ka kthyer paratë dhe ka mashtruar pronarin, ka fikur celularin, mbyllur rrjetet sociale dhe është zhdukur sërish.
Mesazhi i pronarit:
Mirëdita Jeta është qef. Është kapur hajduti i xhiros ditore te lavazhi që postuat para një jave dhe ka rënë dakord për të kthyer lekët. Pasi është dhunuar, pak lehtë nga ana jonë, dhe prap ka mashtruar edhe në polici. Sepse ne e dërguam në polici, dhe policia e liroi atë sepse do jepte lekët ditën e martë. Sot e mërkurë dhe ai është zhdukur. Ramë dakord në polici bashkë me personin që të martën të dorëzojë lekët, dhe nuk është përgjigjur fare personi. Ka fikur celularin, mbyllur rrjetet sociale të gjitha. Ai është mashtrues sepse ka edhe denoncime të tjera në polici për mashtruesa si ai.