Autobusi i kampit të Gjadrit përfshihet në aksident të trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 05.03.2025, 12:51

Autobusi i stafit të kampit të refugjatëve të Gjadrit është përfshirë sot në një aksident të trefishtë mes autobusit, një kamionçine dhe një veture në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në përplasjen e mesditës në afërsi të fshatit Balldren, aktualisht raportohet për dy të lënduar.

Aksidenti solli bllokimin për rreth një orë të aksit rrugor, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autoveturës i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Nga të dhënat mësohet gjithashtu se kamionçina po lëvizte në drejtim të Balldrenit kur është ndeshur ballë për ballë me autoveturën që tentonte të parakalonte autobuzin, në një segment ku sinjalistika nuk e lejon.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe do të japë të tjera të dhëna mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit