Në rrugët e Tiranës ka kohë që nuk shihen më numra të mëdhenj të qenve të rrugës pasi para disa vitesh bashkia nisi fushatën e kapjes, strehimit dhe sterilizimit të tyre.
Por për fat të keq në rrugët e kryeqytetit vitet e fundit shikon gjithnjë e më tepër njerëz me probleme mendore, për të cilët nuk duket se ka një zgjidhje apo kurë.
Shqipëria ka nënshkruar shumë konventa ndërkombëtare për mbrojtjen dhe trajtimin e personave me probleme mendore, por në realitet gjendja është e mjerueshme.
Tirana ka vetëm katër mjekë psikiatër, që duhet të mbulojnë një popullsi prej mbi 600 mijë banorë, dhe gjithashtu mangësi në personelin mbështetës, punonjës socialë, psikologë, etj.
Në Tiranë nuk ka asnjë qendër rezidenciale, ku personat me probleme të shëndetit mendor mund të qëndrojnë e trajtohen, ndërsa qentë e rrugëve e kanë tashmë një strehë.
Kryetari i Bashkisë ka qenë çuditërisht më i fokusuar te qentë e rrugës, sesa te njerëzit me probleme mendore, sidomos ata që nuk kanë familjarë që t’i mbështesin.
Sjellja e autoriteteve ndaj personave të tillë tregon fytyrën e vërtetë të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit, i cili vetëm me shpenziemt 800 mijë euro për veshje të bashkëshortes (sipas të dhënave publike), mund të ndërtonte një qendër të tillë ndihme.