‘Efekti placebo’, dëshmia se vullneti i njeriut mund të shërojë sëmundjet e tij

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 05.03.2025, 12:18

‘Efekti placebo’ është fenomeni mistershëm që ndodh sëmundja ose simptomat shëndetësore të dikujt përmirësohen ose zhduken prej fuqisë së sugjestionimit, pritshmërisë, vullnetit të pandërgjegjshëm ose thjesht bindjes së pacientit se do të përmirësohet.

Në rastet e provuara doktori i ka rekomanduar pacientit një tabletë për problemin e tij, që në fakt është vetëm sheqer ose niseshte, dhe pacienti e merr rregullisht duke besuar se është mjekimi i saktë për të.

Në 90 përqind të rasteve kjo ka sjellë përmirësim ose shërim të pacientit nga gjendje të ndryshme, vetëm prej besimit, forcës personale të vullnetit dhe efektit psikologjik të veprimit.

Praktika e lashtë përdoret ende nga mjekët e disa vendeve, edhe pse stabilimenti modern nuk preferon të përdorë praktika të tjera përveç atyre që prodhon ose aplikon.

Ekspertët thonë se ‘askush nuk e di si ndodh’ por për shumë gjendje si dhimbje kronike, të vjella, tension i lartë i gjakut apo çrregullime të sistemit imunitar, janë larguar me stimulimin psikologjik të një tablete, të injeksioneve të padëmshme të ujit ose kripës, duke demonstruar një superioritet impresionues të fuqisë së mendjes mbi lëndën materiale.

Eksperimenet mbi efektin placebo kanë zbuluar se sa më bindëse të duken tabletat ose injeksonet, qëndrimi i doktorit, aq më efektive kanë qenë ndaj sëmundjes, pra shërimi është vendosur vetëm nga bindja e pacientët se do të shërohet.

Madje efekti është parë edhe në rastet kur pacientëve u është thënë se “tabletat nuk përmbajnë mjekim”, një praktikë e njohur si “placebo e ndershme” ose e hapur.

Në testime rigoroze klinike janë trajtuar gjysma e pacientëve me mjekimin e vërtetë dhe gjysma me tabletën e sheqerit me pamje të njëjtë me mjekimin, dhe efekti ka qenë i njëjtë, shkruan rrjeti New Scientist.

Një tjetër studim ka zbuluar se përmirësme konjitive nga mjekime si Adderall është vetëm pasojë e efektit të tij placebo. Mjekimi përdoret për përmirësimin e përqendrimit e fokusimit në njerëzit e fëmijët me deficit të vëmendjes.

E kundërta e efektit placebo është gjithashtu e mundur, e njohur si ‘efekti nocebo’, kur njeriu e mendon veten të sëmurë dhe rrjedhimisht sëmuret. Nëse praktikat janë të vërteta do të thotë se ndërgjegjia e njeriut komandon dhe krijon vetë gjendjen e tij/saj shëndetësore dhe rrjedhimisht realitetin e tij.

Vitet e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se intensiteti i dhimbjes në trupin e njeriut nuk përcaktohet vetëm nga plaga ose simptoma, por amplifikohet ose zbutet nga truri dhe sinjalet që ai dërgon në muskuj.

Pritshmëria e ndërgjegjshme ose e pandërgjegjshme mund të ndryshojë gjithashtu reagimin e sistemit imunitar, teksa në eksperimente kavjeve u është dhënë një pije e ëmbël me ilaçin në të, por ka pasur të njëjtin efekt shërues kur pija e ëmbël i është dhënë në orarin e caktuar edhe pa ilaçin brenda, çka njihet si “kushtëzim imunitar”.

Kjo e fundit po studiohet në përdormi te njerëzit për gjendje kronike si artriti e tensioni i lartë i gjakut.

Efekti placebo është shfrytëzuar vetëm në mënyrë të kufizuar nga doktorë të zgjuar ose prindër që kujdesen për fëmijët e tyre por rëndësia e tij ka ardhur në rritje dhe tashmë studiuesit thonë se duhet të identifikojnë efektin placebo kur llogarisin efikasitetin e mjekimeve të reja që testohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit