“Pronarët” e Potamit mbyllin me porta rrugët, qytetarët nuk shkojnë dot në plazh

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 05.03.2025, 11:15

Një qytetar nga Himara ka denoncuar sot në redaksi mbylljen arbitrare të rrugës së një fshati në kodrën e Potamit me pretendime absurde pronësie.

Në pamjet shokuese shihen porta teli të vendosura në disa pika të rrugës, nga individi i paemëruar që duke pretenduar se “është toka e tij”, vendos të bllokojë kalimin e mjeteve për qytetarët ose turistët që dëshirojnë të vizitojnë zonën piktoreske mbi gjirin e Filligurit.

Për fat të keq veprimi është ngjashëm me sjellje të tjera të zaptimit të hapësirave publike nga individë ose zyrtarë abuzivë, që kërkojnë të “privatizojnë” zona publike për përfitim ose kontroll personal.

Vendasit i bëjnë thirrje drejtuesve vendorë për veprim, me qëllim që të hiqet dorë nga këto sjellje primitive egoizmi që dëmtojnë shëndetin e komunitetit dhe perspekivën turistike të bregdetit shqiptar.

Denoncimi:

"Pershendetje JOQ, jam nje qytetar nga Himara dhe dua te shperndaj dicka qe ndoshta vetem ne Himare mund te ndodh. Kane mbyllur rrugen e fshatit me dyer, cudi e madhe si eshte lejuar kjo. Nje individ qe pretendon se eshte toka e tij. Rruga ndodhet ne lagjen e Potamit, ka qen rruge e hapur gjithmone sic duket dhe ne harte. Ka tjeter rruge, por duhet besh distance te madhe per te shkuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit