Walker: Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2025, 18:41

Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, William Walker, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale të Hagës.

Sipas tij, ish-udhëheqësit e UÇK-së, po mbahen atje duke u gjykuar padrejtësisht.

“Po, tre të akuzuarit që janë aktualisht në Hagë, ish-liderë të UÇK-së, nuk ishin në krye të një strukture të organizuar ku çdo urdhër vinte nga lart dhe zbriste poshtë”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe pse ka kërkuar që t’i takojë ata, nga Gjykata nuk i është mundësuar. Kjo me arsyetimin se është procedurë e ndërlikuar.

Walker mes tjerash tha se e sheh të çuditshëm faktin se janë prej 3 vitesh në paraburgim për krime që nuk i kanë bërë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit