Osmani: Epopeja e UÇK-së, testament i përjetshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2025, 08:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës.

Duke shpërndarë një fotografi të shtatores së Adem Jasharit, në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se kjo ngjarje është po ashtu dëshmi e sakrificës dhe pathyeshmërisë së popullit tonë.

Sot, nesër dhe pasnesër, shteti manifeston 27-vjetorin e daljes së lavdishme në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrisë që do të shndërrohej në simbol shprese dhe besimi për të gjithë shqiptarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit