I vëllai u gjet i vdekur në Prishtinë, reagon Unikatili: “Ti m’dashte ma shumë se veten”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.03.2025, 19:45

Reperi Viktor Palokaj, i njohur si Unikatili, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Mentor Palokaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai i ka kushtuar një dedikim të ndjerë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.

Mentor Palokaj u gjet i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës. Policia e Kosovës konfirmoi se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje, por shkaku ende nuk është bërë i ditur.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe fansat e Unikatilit, ndërsa mediat kosovare vazhdojnë të raportojnë për rastin. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së Mentor Palokajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit