A ka nxjerrë në shitje makinat ambasada e SHBA? Po i shet se do te blejë makina të tjera apo ka mbetur "pak ngushte" pas bllokimit të fondeve nga Donald Trump?
Makinat në shitje janë të pajisura me targa “CD”, simbol i transportit zyrtar për ambasadat dhe personelin diplomatik.
Bllokimi i financave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e ambasadës, e cila tashmë po përballet me sfida të mëdha për të ruajtur operacionet e saj diplomatike dhe angazhimet me autoritetet shqiptare.
Në këtë situatë, lind pyetja: si do të udhëtojnë diplomatët amerikanë në Tiranë, pas shitjes së këtyre automjeteve? A do të ecin ata në këmbë për të realizuar angazhimet e tyre diplomatike, apo do të mbështeten në transportin publik?