Inteligjenca dhe ndërgjegjja e ujit, e vërtetë apo mit?

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.03.2025, 17:57

Shumica e njerëzve nuk e vrasin mendjen kur përdorin ujin që mbulon planetin tonë ngado, duke e marrë të mirëqenë lëngun që na shuan etjen ose që përdorim sipas nevojave të tjera të jetesës.

Por studiues më të detajuar kanë thënë prej kohësh se uji është shumë më tepër se kaq, se ai është njëfarë ndërgjegjie kolektive e planetit ose se kupton dhe ndjen atë që ka rreth vetes apo larg saj.

Autori japonez Masaru Emoto mori famë kur studioi molekulat e ujit dhe mënyrën sesi ato thithin energjinë pozitive apo negative të fjalëve ose mendimeve të njeriut që kanë pranë.

Emoto ka provuar sesi ndjesitë e dashurisë ose mirënjohjes nga personi në ujin e ngrirë përkthehen në kristale e formacione me forma të përkryera, ndërsa zemërimi dhe fjalët negative reflektonin kaos e parregullsi në strukturën e ujit.

Konkluzionet nuk janë pranuar tërësisht nga shkenca zyrtare, por nëse Emoto ka të drejtë, do të thotë se trupi i njeriut, kafshëve e bimëve që është më shumë se 80 përqind ujë, është i lidhur tërësisht me universin, dhe çdo përbërës i tij komunikon me anë të ujit.

Emoto studio sesi energjia personale e ndërgjegjies së njeriut prek strukturën e kristaleve të ujit, ndërsa kur ai u pyet se cilat fjalë krijonin kristalet më të bukura e më të përkryera të ujit të ngrirë, ai u përgjigj, "Dashuria e mirënjohja."

Pas tij të tjerë studiues kanë eksperimentuar dhe në ujin e ngrirë kanë gjetur imazhe të përkryera të objekteve që “tregonin” atij para ngrirjes.

Eksperimentet e Masaru Emoto nisën në mesin e viteve ’90-të kur ai ekspozonte ujin ndaj fjalëve (të shkruara ose të folura), ndaj imazheve ose muzikës, para se ta ngrinte, dhe më pas analizonte kristalet e tij me mikroskop.

Uji i ekspozuar ndaj energjisë pozitive si simpatia, dashuria, mirënjohja krijon kristale të përkryera gjeometrike dhe me te drejte njihet si “uje i strukturuar”, ndërsa uji i ekspozuar ndaj sinjaleve të urrejtjes, trishtimit, krijon kristale kaotike dhe struktura të papëlqyeshme në brendësi.

Megjithëse për shumë kjo mund të jetë e vështirë për t’u kapërdirë, do të thotë se një inteligjencë superiore e universale mbizotëron në planetin tonë të mbuluar nga uji.

Shpjegimi i ndërgjegjies së njeriut citohet nga studiuesit si një nga sfidat më të mëdha të kohëve tona, prandaj kjo mund të jetë arsyeja e mos-pranimit të konkluzioneve të Emoto nga ‘elita’ shkencore.

Kjo sepse do të bënte të vërtetë nocionin e njohur si pan-psikizma, i cili shpjegon gjithçka si të ndërgjegjshme e te ndërlidhur, tokën, ajrin, ujin, malet e bimët, përkundër nocionit të materializmit ose dualizmit që shkenca moderne mbron aktualisht, shkruan rrjeti Water forHealth.

Emoto ka provuar sesi ndjesitë e dashurisë ose mirënjohjes nga personi, në ujin e ngrirë përkthehen në kristale e formacione me forma të përkryera

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit