Banorë të zemëruar të Dibrës kanë denoncuar sot mungesën absurde të ujit të rrjedhshëm në qytetin malor verilindor, megjithëse rrethohet nga majat e zbardhura nga dëbora.
Qytetarët me të drejtë thonë se nuk arrijnë të shpjegojnë këtë situatë të furnizimit me ujë në qytetin e tyre, teksa shfaqin në pamje rubinetët e thatë, pas vetëm një periudhe të shkurtër furnizimi në mëngjes.
Vendasit i bëjnë thirrje bashkisë dhe zyrtarëve përgjegjës të marrin seriozisht detyrën e tyre dhe të mos tallen me qytetarët që i kanë zgjedhur dhe paguajnë taksat e rrogat e tyre.
Furnizimi me ujë është një detyrim parësor për autoritetin qytetar që pretendon se ka një sistem shpërndarës dhe kërkon të paguhet, prandaj ai nuk duhet vënë në provë durimin e bashkëqytetarve.
Denoncimi:
“Pershendetje ju lutem publikojeni ne Peshkopi qyteti ka 1 muaj pa uje te pishem e sjellin ne oren 6 te mengjesit dhe tu mbush shishet si perpara spo e kuptoj ku jemi imagjino ne Diber qe malet jan plot debor. Duhet te ngrihemi ne orën 6 te mengjesit te mbushim uje, dhe ne oren 8 te shkojm ne pune”