Sipas planeve të reja të qeverisë, komunteti Rastafarian në qytetin kanadez të Grenada do të lejohet të përdorë mariuanën në ritualet e tyre fetare tradicionale.
Ministrja e bujqësisë Lennox Andrews shtoi se bari me efekte të forta psikike do të lejohet gjithashtu për qëllime zbavitjeje, prej gjysmës së dytë të këtij viti.
Ligji është sjellë në parlament nga ish-ministri i bujqësisë Peter David, dhe kreu sot leximin e parë në parlament.
Masa dekriminalizon përdorimin e marijuanës për këdo mbi 18 vjeç që nuk ka më shumë se 28 gramë në zotërim, njofton rrjeti vendas Now Grenada.
Amendamenti planifikon përdorin e saj nga komuniteti Rastafarian me origjinë nga Xhamaika, në vendet e lutjes ose rituale besimi.
Për këta të fundit substanca lejohet vetëm për qëllime fetare dhe në vendet e kultit.
“Ne pranojmë se është një keqllogaritje kriminalizimi i një bime që ka potencial komercial dhe përdorime mjekësore”, ka thënë kryeministri vendor në vitin 2023, kur shtonte se nuk dëshironte që policia të humbasë kohën duke ndjekur dikë me një sasi të vogël marijuane në xhep.
Karaibet kanë një histori të përdorimit mjekësor dhe ritual të mariuanës, por aktiviteti konsiderohet gjithashtu si ‘i kontrolluar e monitoruar.’
Qeveria vendore kanadeze tha se gjithashtu do të fshinte precedentët kriminalë të zotërimit të marijuanës.
Komunteti Rastafarian në qytetin kanadez Grenada, do të lejohet të përdorë mariuanën në ritualet e tyre fetare tradicionale.