Rrugët përmbyten, makinat në det, Gran Canaria në Spanjë në emergjencë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 04.03.2025, 15:13

Ishulli Gran Canaria në Spanjë është shpallur në gjendje emergjence pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Niveli i lartë i ujit e ka shndërruar rrugët në lumenj, ndërsa disa automjete kanë përfunduar në det.

Pamjet e publikuara tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur ishullin. Në Tenerife, 80 persona mbetën të bllokuar brenda një supermarketi si pasojë e përmbytjeve të papritura.

Sipas të dhënave më të fundit, shumë familje kanë humbur banesat e tyre, ndërsa mijëra automjete janë shkatërruar. Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të përgjithshëm për të gjitha ishujt Kanarie dhe më pas një paralajmërim të kuq për Gran Canarian, pasi moti i keq pritet të vazhdojë gjatë javës.

Për shkak të kushteve të rrezikshme, shkollat në Valencia janë mbyllur. Situata ka sjellë në kujtesë përmbytjet katastrofike të vitit të kaluar, të cilat shkaktuan 223 viktima dhe dëme të mëdha në mbarë vendin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit