Vrasja e 27-vjeçares palestineze në Tiranë, dalin detaje të reja: Mund ta ketë përdhunuar i ati

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 04.03.2025, 14:46

Dalin në dritë detaje të reja për 24-vjeçaren me origjinë palestineze, e identifikuar si Rayyan Alwan, e cila u gjet e vrarë me thikë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet.

Një gazetë e rëndësishme holandeze ngre dyshime se viktima mund të jetë përdhunuar para se të vritej, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertiza mjekoligjore, e cila ende nuk ka përfunduar.

Gjithashtu, nga dokumentet e mbërritura nga Interpoli në Policinë e Tiranës konfirmojnë se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan ishin babë e bijë. Sipas të dhënave, Fadi Alwan ishte prezantuar si bashkëshorti i saj, duke krijuar një situatë të paqartë mbi identitetin e tyre të vërtetë.

Fillimisht, dyshimet e para lidhnin ngjarjen me një konflikt bashkëshortor.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga verifikimi i kamerave të sigurisë, rezulton se të gjitha komunikimet në aeroport dhe në banesën me qira i kryente vetëm i ati, pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për të konfirmuar nëse të dy palestinezët kishin përdorur dokumente false. Deri më tani, një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit