Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për një gjobë të vendosur nga Policia e Shtetit, të cilën ai e konsideron të padrejtë.
Ai tregon se ka parkuar automjetin në një vend ku zakonisht parkohen të gjithë automjetet, por ka marrë një gjobë me vlerë dy mijë lekë me arsyetimin se ka parkuar në trotuar.
Qytetari e kundërshton këtë gjobë pasi thotë se në vendin ku ka parkuar nuk ka asnjë tabelë që tregon ndalimin e parkimit. Ai tregon me pamje, se si një tabelë, e vetmja në këtë rrugë, është e vendosur shumë larg vendit të parkimit dhe është e vështirë për t’u lexuar pasi është lyer me bojë.
Më tej, në denoncim, ai shprehet se kjo është hera e katërt që gjobitet nga i njëjti polic dhe nuk di as ku të ankohet.
Duhet thënë se kjo ankesë është një tjetër rast i denoncimit të abuzimeve nga ana e disa punonjësve të policisë, të cilët, sipas qytetarëve, vendosin gjoba pa ndjekur procedura të qarta dhe pa respektuar shenjat e trafikut.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Kisha nje ankese per kete policine e shtetit qe vetem polici nuk i thuhet, ngelen duke na vendos gjoba kot e m kot dhe vendosin komente te kota ne Gjobe. Kisha parkuar mjetin tim ne kte vend ku e parkojn te gjithe makinat dhe kur shikoj kisha marr gjobe pa te drejte. Polici ka shkruar qe e ndaloj mjetin ne një vend ku ndalohet pushimi i mjeteve, por une nuk shikoj ndonje tabele per kete gje. Edhe nje tabele qe eshte e vendosur larg nga vendi, eshte e lyer me boje... Eshte hera e 4-rt qe marr gjobe po nga ky person dhe vendosja e gjobave eshte e pashpjegueshme qarte. Pash Zotin a dini naj vend ku të ankohen per keto gjoba tkota? Ju shkuajta ju per kete ankes se vend tjeter nuk kemi ku me u anku. Faleminderit