Sytë e tu kanë nevojë për ‘stërvitje fizike’, njëlloj si trupi, muskujt e gjymtyrët

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.03.2025, 13:37

Ne e dimë se stërvitja e muskujve dhe aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin, por në një kohë kur njerëzit po ‘hipnotizohen’ çdo ditë e më shumë nga celularët dhe dritat e ekraneve, a nuk do të ishte mirë që në stërvitjen fizike të përfshiheshin edhe sytë?

Megjithëse stërvitja e fokusuar e syve nuk mund të shërojë të verbrin, është provuar se këto ushtrime përmirësojnë aftësitë e shikimit si fokusimi dhe orientimi.

Në terapitë e vizionit pacientit në vend të syzeve i jepen ushtrime të caktuara për probleme të caktuara, dhe këto kryhen ne shtëpi dhe pa shpenzime, të cilat gradualisht dhe me vullnet përmirësojnë fokusimin dhe problemet e lodhjes së syve.

Ushtrimet e vizionit kërkojnë të sigurojnë që sytë e tu të punojnë mirë së bashku , si për shembull të mos kepercehen rreshtat kur je duke lexuar, të mos kesh lodhje apo dhimbje të tyre.

Ushtrimet për gjendjen e “syrit dembel” kanë rezultuar efektive, ashtu si dhe syzet me vrima të vogla në vend të xhamave (‘pinhole galsses’, në anglisht) në përmirësimin e përgjithshëm të shikimit e fokusimit.

Në terapi përfshihet gjithashtu fërkimi i lehtë i syve të mbyllur me gishtërinjtë e mbyllur të dorës për njëfarë kohe dhe më pas hapja e tyre.

Nëse shpenzoni shumë kohë me aparatet elektronike, ushtrimet e rrahjes së ndërgjegjshme të qepallave ose mbajtja e tyre mbyllur, që janë një lehtësim i njohur që nxit gjëndrat lubrifikuese të syrit, prandaj mos përtoni ta aplikoni për rreth 1 minutë në disa orë punë ose sipas nevojës tuaj.

Fokusimi syve të një laps ose gishti juaj para fytyrës, të cilin e largoni e afroni vazhdimisht, është një korrektues natyral i shikimit tuaj, prandaj provoni terapitë e thjeshta para se “një doktor i paaftë” t’ju japë syze që mund t’ju shkaktojnë më shumë dëm.

E njëjta strategji ndiqet me fokusimin e afërt e të largët, alterno fokusimin duke qëndruar rreth 20 sekonda te objekti i afërt e më pas po aq të i largëti, dhe më pas rikthehu sërisht te objekti i afërt.

Zgjidh një pikë në dysheme rreth 3 metra larg dhe prej aty nis të ndjekësh një formë imagjinare të numrit 8, kryej këtë për rreth 30 sekonda dhe pastaj vijoj në drejtim të kundërt. Shlodhi sytë sipas rastit, asnjë prej ushtrimeve nuk supozohet të sjellë lodhje por relaksim.

Bëj pushime frymëmarrjeje dhe rrahjeje qepallash mes ushtrimeve.

Filli i njohur si ‘Brock String’ është një terapi e njohur e syve që kuron defektet e shikimit sidomos te fëmijët. Një fill rreth 2 metra i gjatë lidhet me dorezën e deres për shembull, dhe i vendosen 3 ruaza në distancë të barabartë, të cilat ndiqen nga fokusi i syve në ushtrime të ndryshme.

Teknika e “Kartës së fuçisë” (Barrel Card) stërvit sinkronizimin e syve me njëri-tjetrin për të parë një objekt të afërt.

Karta me tre simbole të kuqe mbahet para hundës paralelisht me drejtimin e shikimit, dhe pacienti duhet të fokusohet në secilën prej pikave, me secilin prej syve.

Nëse mbyllim njërin sy zbulojnë se secili sy i sheh pikat me ngjyra të ndryshme. Ushtrimi kryhet deri sa të dy sytë të shikojnë një masë të njëjtë të kartës në majë të hundës.

Nganjëherë shikimi i shenjave të kartës mund të bëhet i dyfishtë por duhet të punoni deri sa të ketë një stabilizim të pamjes së secilit prej syve, shkruan mes të tjerash rrjeti kraffeye.com.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit