Konkurrencë mes agjencive funerale në Fier, pronarët rrihen me shkopa bejsbolli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2025, 13:16

Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Fier.

Punonjësit dhe pronarët e dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit janë konfliktuar për shkak të konkurrencës.

Mësohet se 4 persona, përfaqësues të njërës prej agjencive, u kanë zënë dy pronarëve të agjencisë tjetër dhe i kanë rrahur me shkopa bejsbolli për të mos u prishur punë me klientët pasi konkurenca e tyre u ka sjellë probleme.

Për shkak të sherrit të agravuar, një 38- vjecar është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit