Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre të dyshuarve për vjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2025, 14:11

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa të dyshuarve për vjedhje në Prishtinë.

Policia është duke zhvilluar hetime me disa raste të vjedhjeve të rënda në disa lagje të kryeqytetit dhe për këtë ka kërkuar identifikimin e të dyshuarve.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në disa lagje të kryeqytetit, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhej në një njoftim të Policisë së Kosovës.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe kapjes sa më të shpejtë të të dyshuarve”, thuhej më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit