Sindikata e Policisë kërkon rritjen e pagave për policët dhe inspektorët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2025, 19:13

Sindikata e Policisë në Maqedoni ka dërguar kërkesë në MPB për rritjen e pagave për policët me uniformë dhe inspektorët në policinë kriminale.

Nga Sindikata e policisë kërkojnë rritjen e pagave për në masën minimale prej 25% për punonjësit e policisë me uniformë, gjegjësisht minimumi 20% shtesë në pagë për punonjësit e policisë – inspektorë në policinë kriminale.

Sindikata përmend si arsye të kërkesës të dhënat sipas të cilave në periudhën 01.01.2020 deri më 30.09.2024 janë regjistruar gjithsej 715 vepra penale “Sulm ndaj personit të autorizuar” nga neni 383 i Kodit Penal.

“Si pasojë e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, me armë zjarri është lënduar një zyrtar policor, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 25 policë, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar 747 policë”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit