“Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës”, Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2025, 12:23

Pasi një ditë më parë një person u pa nga kamerat e sigurisë që grisi librin e shenjtë Kuranin, në Prizren ka reaguar hoxha, Orhan Bislimaj.

Hoxha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e kanë parë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.

Tutje ai ka shkruar se bazuar në informacionet e qytetarëve Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike.

“Dëmtimi i Kur’anit në Prizren…! Mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi dalë te vendi ku një person u raportua në media duke shkyer fletë nga Kur’ani Fisnik. E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.

Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme.

Bazuar në informacionet e qytetarëve okular, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike. Kur’ani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten”, ka shkruar Hoxhë Orhan Bislimaj në Facebook.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje kanë thënë se është autorizuar policia që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme.

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme”.

Po ashtu nga Prokuroria thonë se është vlerësuar se kanë të bëjnë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, thuhet ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit