Incident në kuvendin e Serbisë: Opozita hedh mjete piroteknike në shenjë proteste

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 04.03.2025, 12:13

Një incident ndodhi të martën në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre dhe aktivizuan mjete piroteknike brenda sallës plenare.

Ngjarja ndodhi pasi shumica qeverisëse miratoi rendin e ditës, një vendim që opozita e kundërshtoi. Në shenjë proteste, deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit të Kuvendit, ndezën bomba tymuese me ngjyrë të kuqe dhe të zezë dhe shpalosën një pankartë me mbishkrimin: “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin.”

Sipas raportimeve, tymi i prodhuar nga mjetet piroteknike u shpërnda edhe në korridoret e Kuvendit.

Ndërkohë, qeveria miratoi rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë. Këto ndryshime janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi që nga 1 nëntori i vitit të kaluar, pas shembjes vdekjeprurëse së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit