Sportistja shqiptare përplaset për vdekje duke u stërvitur në Irlandë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.03.2025, 11:40

Atletja shqiptare Anila Muçaj mësohet se është sportistja që ka humbur jetën dy ditë më parë në një aksident të tmerrshëm teksa stërvitej në Irlandë.

Vdekja e gruas me origjinë nga Tepelena ka tronditur komunitetin sportiv në Irlandë dhe Shqipëri.

Ajo u godit fatalisht teksa vraponte me dy mikeshat e saj në një rrugë të ngushtë, nga një drejtues automjeti që ishte ndjerë keq papritur.

Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, në Tralee në jug të Irlandës, kur 48-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, u godit papritur nga automjeti dhe megjithëse u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Dy mikeshat e saj gjithashtu kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital dhe gjendja e tij u konsiderua jashtë rrezikut për jetën.

Anila Muçaj ishte anëtare e klubit sportiv “Born to Run” në Tralee dhe njihej për aktivitete si vrapimi, çiklizmi dhe ecja sportive.

Ajo kishte marrë pjesë në disa maratona vitet e fundit dhe ishte shumë e respektuar nga komuniteti sportiv vendas. Klubi “Born to Run” shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Anilës dhe miqtë e saj, duke theksuar se lajmi i humbjes së saj ka shkaktuar një trishtim të thellë.

Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy, e përshkroi këtë ngjarje si një “tronditje të madhe” për qytetin dhe theksoi se Anila ishte një vrapuese e përkushtuar dhe një person i dashur për komunitetin.

Vdekja e pakuptimtë e gruas me origjinë nga Tepelena ka tronditur komunitetin sportiv në Irlandë dhe Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit