Kurti sfidon Prokurorinë nga Gjilani: Iu kam shkruar letër për oraret, ju pres në zyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2025, 10:53

Kryeministri, Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurori. Ai po merr pjesë në një ngjarje në Gjilan.

Edhe pse Kurti është dashur që sot të shkojë në objektin e Prokuorisë në Prishtinë ai është parë në një ngjarje në Gjilan.

Lidhur me këtë ka folur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

‘’Unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të japë dëshminë time, përkundrazi jam i gatshëm edhe interesuar. Në anën tjetër kam shkruar edhe një letër ku ka ofruar oraret kur mund të bëhet dëshmia, unë i mirëpres prokurorinë e shtetit në zyrën time, ka pasur raste edhe në të kaluarën, nuk ka arsye që kjo të mos vazhdohet’’, ka thënë Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit