Qytetarë të shqetësuar denoncuan sot sërish shkatërrimin ilegal të shtratit të lumenjve të Shqipërisë, nga kompanitë e ndërtimit që betonizojnë qytetet e rrjedhimisht shkurtojnë më tej jetën e bashkëqytetarëve.
Megjithëse qeveria flet shpesh për mbrojtje të natyrës e ambjentit, mbështetja që ajo i jep skavatorëve që gërryejnë lumenjtë tregon se qëllimet e saj të vërteta janë ndryshe nga sa deklarohet para kamerave.
Në pamjet nga lumi Shkumbin në Labinot-Fush të Elbasanit, shihen makineritë e rënda që punojnë të patrazuar në mes të ditës, megjithëse janë denoncuar vazhdimisht nga mediat dhe aktivistët e mjedisit.
Zyrtarët në pushtet kuptohet se e kanë “të ndaluar” të ndërhyjnë për masakrat mjedisore të vendit, ose nuk duan t’ia dinë se pas rryshfetit të mjerë që marrin fshihet shkatërrimi i ujit, tokës e natyrës të vetë fëmijëve të tyre.
“Prsh JOQ, mund ta publikoni kete video ta shikojn te gjith se cfar Jane duke i ber Shkumbinit ne Labinot Fush te Elbasanit”, komenton qytetari pamjet e dërguara në redaksi, me shpresë për ndërgjegjësim të zyrtarëve, kompanive e komunitetit për të ndaluar këtë vetë-sabotim të natyrës.