Rregullorja e re vetëm fasadë? Qytetari: Falë AKB-së plazhet u mbeten zaptuesve, 15.000 € parcela

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2025, 11:54

Për sezonin veror 2025, një rregullore e re do shërbejë për menaxhimin e stacioneve të plazheve pasi vetëm strukturat akomoduese të hotelerisë mund të aplikojnë për hapësira dhe do të jenë bashkitë ato që do të riorganizojnë dhe do t'i menaxhojnë ato.

Sipas rregullores që ka hyrë në fuqi në Fletoren Zyrtare, prioritet për stacione plazhi do të kenë vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet e vijës së parë të bregdetit, si dhe ato që ndodhen afër saj.

Por në Sarandë është duke u zhvilluar një praktikë tjetër lidhur me ndarjen e parcelave të plazheve dhe sipas qytetarëve rastet e abuzimeve dhe korrupsionit janë në rritje pasi subjekte të paautorizuara po marrin parcela plazhi përmes kontratave fiktive, të cilat janë krijuar në bashkëpunim me sekserët dhe inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB).

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se 'marifeti' i dhënë nga inspektorët e AKB-së është i tillë:

Subjektet që deri vjet kanë patur plazhe dhe beach bare, por pa struktura akomoduese, janë "këshilluar" që të bëjnë konrtata me hotele që janë larg vijës bregdetare, por që kanë certifikate akomodimi dhe ligjërisht marin plazhe kudo.

Ndërsa skema e dytë është që hotelet në bregdet të bëjnë "kontrata" me subjektet që kanë plazhe e beach bare, por pa strukturë akomoduese dhe t'u lënë me qira gjysmën e hotelit.

Sipas qytetarëve të Sarandës, të gjitha këto skema që vihen në zbatim falë "një tarife" ekstra për Ledion Lakon, drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, nuk sjellin asnjë ndryshim, por na rikthejnë aty ku kemi qenë, vend numëro: Plazhet u mbeten zaptuesve dhe oligarkëve që abuzojnë me turizmin dhe cilësinë e tij, ndërkohë që shqiptarët dhe turistët janë ata që vuajnë pasojat.

Ata janë të shqetësuar për këtë lloj marifeti, i cili sipas tyre zbatohet edhe në vende të tjera bregdetare, pasi ligji mbetet vetëm në letra dhe plazhet në kaos siç kanë qenë. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e instancave më të larta, pasi tani që jemi në prag fushate, kontratat për hapësirat e plazheve nuk po jepen 1-vjeçare, por 5-vjeçare dhe kjo kundrejt një "qoke modeste" 15,000 euroshe për sekserët e inspektorët.

Sipas tyre, ky abuzim është një shqetësim i madh për sektorin e turizmit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të plazheve në Shqipëri. Ata thonë se të gjitha këto veprime janë një dëm i madh për pasuritë bregdetare dhe një formë e korrupsionit që duhet të hetohet me urgjencë nga autoritetet përkatëse.

Denoncimi në JOQ:

Pershendetje JOQ. Doja te ndaja me ju nje shqetesim dhe nje akt korrupsioni qe po ndodhe me ndarjen e parcelave te plazheve ne qytetin e Sarandes por mendoj do jete edhe ne gjithe Shqiperine. Sipas ligjit te ri ndarja e hapsirave bregdetare do jepet vetem per subjektet akomoduse te cilet jane vija e pare por dhe ato me nje distance jo me shume se 100 meter vije ajrore si dhe koha e marjes do jet 1 vjecare. Mirepo te gjithe ato subjekte pa strukture akomoduese po i rimarin perseri plazhet me kontrata fallco te bera nga hotele te ndryshme kundrejt nje shume monetare te udhezuar vet nga inspektoret e AKB sesi duhet te veprojne.

Njohe raste faktike ne Sarande qe kane paguar 15 mije euro per parcela plazhi dhe pervec kesaj po bejne ndryshime kohore nga 1 vjecare qe ishin per te gjithe aplikuesit ne 5 vjecare per ata qe paguajne haracin tek drejtori i AKB ne tirane. Pra e theksoj ky eshte nje korrupsion goxha i madh qe po ndodhe keto kohe pasi jane shume parcela plazhi ne Shqiperi me qindra qe po paguajne kete haracin tek drejtori AKB pasi vetem me miratimin e tije aprovohen kundrejt rryshfetit.

Nese doni me shume ju jap disa parcela faktike me screen shot qe i kemi patur kur kemi bere aplikimet per bizneset tona por qe na jane refuzuar pasi biznese te ndryshme qe skane lidhje me strukture akomoduese po marin parcela plazhi me kontrata fiktive fallco nga subjekte qe jane shume larg bregdetit. Ju lutem postoni dicka rreth ketij problemi ose beni nje artikull dhe ju siguroj qe do zbuloni shume e me shume sesa kjo e imja

Te nis disa parcela me foto dhe nese hetohet keto parcela skane hotel por jane rimare perseri me kontrata fallco nga hotele te tjera. Une kam pasur shume probleme tw tilla dhe jam djegur nga bashkia sarande per keto si dhe nga akb dhe jam ne proces gjyqesore. Por mund te nis foto apo nr e parcelave qe nese zbulohet dalin bllof pasi kane paguar drejtorin e akb nje Ledion kundrjet shumes 15 mij euro

Parcelat me nr SR-6 SR-15 SR-16 SR-17

Po ti hetoni do shikoni qe skane lidhje me strukture akomoduese dhe kane paguar Ledion Lakon per ti rimare. Si keto ka shume e shume te tjera te cilat kur te zbulohen do dali nje skandal goxha i madhe nga abuzimi me dhenien e hapsirave te plazheve nga individ qe skane steuktura akomoduese Pra kush ka hotelin perpara plazhit apo ngjitur ka te drejten e marjes se hapsires se plazhit, pra ato subjekte hotelerie qe kane certifikim strukture akomoduese.

Kane paguar 15 mij euro per parcel per ti rimare me kontrata qeraje hotelesh fallco. Se aplikimet behen ne elbania dhe kur aplikon ngarkohen dokumentat, si psh certifikata qe thote eshte strukture akomoduese. Nipti fotot e hotelit si dhe numri i dhomave dhe thote qe jane 1 vjecare dhe keta po i japin per 5 vjet kush paguan haracin me shume tek drejtori ne tirane

Ky vite ishte model dhe e moren si prove per arsye se u hoqen subjekteve bar e restorant dhe supozohej te lihen pjesa e mbetur publike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit