Kamerat e sigurisë kapin një burrë duke e grisur Kur’anin në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2025, 08:56

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.

Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit.

Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit