58 orë e 35 minuta, ndahet çifti legjendar që vendosi rekordin botëror për puthjen më të gjatë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.03.2025, 23:45

Një nga çiftet më të njohura në botë për një rekord të pazakontë ka bërë një njoftim surprizë.

Ekkachai Tiranarat dhe bashkëshortja e tij, Laksana, kanë deklaruar se nuk janë më bashkë, pasi janë ndarë.

Çifti nga Tajlanda u bënë të famshëm në vitin 2013, kur vendosën rekordin botëror për puthjen më të gjatë, duke qëndruar të puthur për plot 58 orë e 35 minuta, një sfidë që kërkonte fuqi, përkushtim dhe durim ekstrem.

Rekordi i tyre u përjetësua si një simbol i dashurisë dhe përkushtimit, duke i bërë ata të njohur në mbarë botën. Megjithatë, pas gati një dekade bashkë, ata kanë vendosur të ndahen, duke lënë pas një histori që frymëzoi miliona njerëz.

Edhe pse nuk janë më bashkë, ata kanë premtuar se do të vazhdojnë të jenë prindër të përkushtuar për fëmijët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit