Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Europa duhet të forcojë ushtrinë e saj dhe vendet anëtare duhet të kenë më shumë mundësi për të rritur shpenzimet për mbrojtjen.
Pas një takimi në Londër për mbështetjen e Ukrainës, ajo tha se për një kohë të gjatë Europa nuk ka investuar sa duhet në mbrojtje, dhe tani është e domosdoshme të ndryshojë këtë situatë.
"Pas shumë vitesh ku mbrojtja është lënë pas dore, tani është koha që të investojmë më shumë dhe për një kohë të gjatë. Shtetet anëtare duhet të kenë më shumë hapësirë financiare për këtë," u shpreh ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se Europa duhet të tregojë se është gati të mbrojë veten dhe demokracinë, për t’u siguruar qëndrueshmëri edhe në raportet me Shtetet e Bashkuara.