Rruga Kukës-Surroj në gjendje të degraduar, banorët protestojnë: “Na gënjeu Balluku”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.03.2025, 20:25

Banorët e Njësive Administrative Surroj dhe Kolsh protestuan përpara Bashkisë së Kukësit dhe kërkuan ndërtimin e aksit rrugor Kukës-Surroj, që është prej vitesh në gjendje të degraduar.

Ata theksuan se rruga është jetike për lidhjen e fshatrave me qytetin dhe se premtimet e ministres Balluku për ndërtimin e saj nuk janë realizuar.

Gjendja e rrugës përkeqësohet sidomos gjatë reshjeve dhe vështirëson lëvizjen e banorëve. Të revoltuar nga mungesa e ndërhyrjes, ata paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të 11 Majit nëse nuk merret një vendim konkret për ndërtimin e saj.

Bashkia e Kukësit sqaroi se rruga do të ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe se aktualisht projekti ndodhet në fazën e prokurimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit