Në një pulari në fshatin Maliq Muço është raportuar ngordhja masive e shpendëve.
Ferma, e cila numëron rreth 227,708 shpendë të shpërndarë në pesë kapanone, ka raportuar ngordhje të shpendëve vetëm në njërin kapanon.
Si pasojë e ngordhjeve masive pularia është në karantinë. Gjithashtu, kanë marrë masa në zonën përreth për të parandaluar përhapjen e mundshme të ndonjë infeksioni.
Rezultatet e analizave priten të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një sëmundje infektive apo një shkak tjetër.