Denoncim nga Golemi: Pallati shton kate pa leje, Bashkia Kavajë hesht

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.03.2025, 19:43

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një ndërtesë në zonën e plazhit të Golemit, e cila sipas tij është duke u ndërtuar në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Ai pretendon se pallati ka shtuar disa kate mbi projektin fillestar, ndërkohë që Bashkia Kavajë, e drejtuar nga Fisnik Qosja, nuk ka marrë masa për këtë shkelje.

Denoncuesi ka dërguar në redaksi fotografi nga projekti si dhe një foto nga realiteti, ku sipas tij dallohet qartë se janë shtuar dy kate të tjera. Ai ngre alarmin mbi situatën dhe kërkon reagimin e institucioneve përgjegjëse.

Në mesazhin e mbërritur në redaksi, qytetari shkruan:

"Përshëndetje JOQ, gjeni ndryshimin! Janë shtuar dy kate të tjera në Golem. Bashkia e Kavajës është sy më sy me këtë ndërtim dhe nuk reagon. Si qytetar që e dua vendin tim, po jap një indicie të qartë: atdheu është në rrezik!"

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe kontrollin e institucioneve përgjegjëse ndaj ndërtimeve të reja në zonat bregdetare. A ka leje për këto kate shtesë? Pse Bashkia e Kavajës nuk ka ndërhyrë? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga autoritetet për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit