Dhunohet varreza në Berat, hajdutët thyejnë varret dhe vjedhin objektet me vlerë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.03.2025, 18:09

Në qytetin e Beratit, prej ditësh varrezat e Suelasit janë dëmtuar nga persona të panjohur.

Gjatë natës kanë thyer mermeret e varreve dhe kanë vjedhur objekte prej bronzi dhe bakri, përfshirë vazot e ndriçimit. Roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu, ka raportuar dëmet dhe ka njoftuar policinë, por autorët ende nuk janë arrestuar. Po ashtu roja i varrezave shprehet se hajdutët janë përdorues droge.

“Kanë thyer 10 varre, kanë shqyer alumin dhe kanë vjedhur gotat e bronzit. Janë beqarë, të droguar. Policia thotë kanë qenë 3-4 vetë por ende s’janë kapur”, tha roja.

Për të parandaluar raste të ngjashme, Tavanxhiu ka bërë thirrje për vendosjen e kamerave të sigurisë dhe forcimin e masave nga bashkia dhe policia. Ndërkohë, policia ka identifikuar dy prej autorëve dhe i ka shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në vjedhje kanë marrë pjesë 3-4 persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit